Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Të dënuarit

Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim apo vuajtje të dënimit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ligjeve të aplikueshme dhe të drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut askush nuk mund të burgoset pa një arsye legjitime dhe çdo kush i akuzuar për vepër penale ka të drejtën për një proces gjyqësor të drejtë. Të dyshuarit në fazën e paraburgimit kanë të drejtën e përfaqësimit me avokat gjatë marrjes në pyetje në Polici, Prokurori apo Gjykatë, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore pa pagesë, kontaktit me familje, dhe të drejta të tjera të parapara me ligj. Po ashtu, Shteti ka për obligim të respektojë të drejtat e garantuara me ligjin e aplikueshëm lidhur me personat e dënuar nga gjykata dhe që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë.

Në pajtim me këtë, QNJ do të promovojë respektimin e të drejtave të personave në paraburgim dhe vuajtje të dënimit për shtetas të Kosovës apo të huaj, përmes këtyre formave:

  • Vizitave në qendrat e paraburgimit;
  • Vizitave në qendrat korrektuese;
  • Përmes kërkesës për vizitë të personave që iu është caktuar masa e paraburgimit në qendrat e paraburgimit.

Përmes kërkesave të personave në vuajtje të dënimit në qendrat korrektuese, QNJ do të:

  • Ofrojë këshilla lidhur me të drejtat e personave në paraburgim dhe personave në vuajtje të dënimit;
  • Ofrojë këshilla juridike rreth kërkesave për përfitimin e benificioneve të përcaktuara me normativën e sistemit korrektues,
  • Përfaqësimin përmes avokatit mbrojtjës para organeve administrative lidhur me realizimin e të drejtave të personave të dënuar;
  • Dhe formave tjera që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim apo në vuajtje të dënimit.
Click to Hide Advanced Floating Content