Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Kriteret e përcaktuara nga Qendra për të qenë përfitues i ndihmës juridike falas

QNJ përcakton dy lloje të kritereve që duhet të plotësohen në mënyrë që qytetarët të jenë përfitues të ndihmës juridike falas:

  • Kriteret primare (detyruese) dhe
  • Krieteret sekondare (jo detyruese)

Kriteret primare – për të qenë përfitues të ndihmës juridike falas përmes QNJ, rasti duhet t’i takon njërës prej fushave specifike në të cilën QNJ ofron ndihmë juridike falas, duke përfshirë fushat specifike si:

1) Përkrahjen juridike të grave në realizimin e të drejtave pronësore,

2) Ndihmë juridike nga të drejtat e marrëdhënies së punës, çështjet që kanë të bëjnë me kontratat dhe çështjet e pensioneve të ndalura nga autoritetet serbe,

3) Ndihmën juridike në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve,

4) Ndihmën juridike në çështjet e dhunës në familje me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës,

5) Ndihmën juridike për mbrojtjen e të drejtave të burgosurve si dhe

Kriteri sekondar janë kriteret e përcaktuara nga Ligji për Ndihmën Juridike Falas, të cilat do të vlerësohen për çdo rast individualisht nga QNJ dhe atë:

  1. Kriteri kualifikues: shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët janë me vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës, të gjithë personave me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës, personat e tjerë të përcaktuar me ligj, apo me rregullat e të drejtës ndërkombëtare, të cilat e obligojnë Republikën e Kosovës, personat të cilëve iu ofrohet ndihma juridike falas në bazë të reciprocitetit.
  2. Kriteri financiar: përfitues të ndihmës juridike falas do të jenë personat të cilët janë përfitues të skemës së ndihmës sociale, ose janë në situatë të ngjashme me personat që përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale, apo personat, të ardhurat e përgjithshme familjare të të cilëve janë më të vogla se sa të ardhurat mesatare familjare në Kosovë.
  3. Kriteri juridik: përfitues të ndihmës juridike falas do të jenë personat duke vlerësuar bazueshmërinë e rastit si vlerën reale të kërkesës, fuqia argumentuese e provave të prezentuara nga kërkuesi dhe mundësia e suksesit të kërkesës.

Nëse QNJ vlerëson se rasti i paraqitur përmbush kriteret për t’u trajtuar përmes ndihmës juridike falas atëherë përgjegjësit e QNJ-së marrin vendim dhe fillojnë me trajtimin e rastit.

Përjashtim nga përmbushja e kriterit primar për të qenë përfitues i ndihmës juridike QNJ, mund të bëhet në rastet emergjente ku si rezultat i vonesave në trajtimin e rastit mund të besohet se mund të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, apo kur QNJ vlerëson se ai rast mund të shërbejë si rast strategjik përmes të cilit mund të ndikohet edhe në zgjidhjen e rasteve tjera të ngjashme.

Click to Hide Advanced Floating Content