Na ndiqni / Follow Us:

Rreth Qendrës për Ndihmë Juridike

Qendra për Ndihmë Juridike (QNJ) e IKD-së është Projekt i cili mbështetet nga fondet e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në kuadër të Programit Qasja në Drejtësi. QNJ veprimtarinë dhe funksionin e saj e ka filluar në mars të vitit 2019. QNJ në kuadër të aktiviteteve të saj ofron ndihmë juridike në fushat e përcaktuara në Programin Qasja në Drejtësi.

Aktivitetet e fundit

Lexo për aktivitetet e QNJ

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë, 29 maj 2023 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore, znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar të premten Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Ata janë pritur nga drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj. Drejtori […]

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, pjesëmarrës në punëtorinë “Arbitrazhi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”

Prishtinë, 16 maj 2023 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale ka organizuar punëtorinë e tretë për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, që u ligjërua nga arbitri […]

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 28 prill 2023 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore, znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar të mërkurën Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP). Ata janë pritur nga Komisionerja e AIP-së, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe U.D. Drejtori ekzekutiv […]

Kontakti me Qendrën për Ndihmë Juridike

Plotësimit të formularit online në faqen e QNJ-së;

Dorëzimin e formularit të plotësuar përmes shërbimit postar në adresën – Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

Kontaktimit përmes numrit të telefonit 0800 22 222 apo adresës elektronike info@ndihmajuridikeikd.org

www.ndihmajuridikeikd.org

Click to Hide Advanced Floating Content