Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Pensionistët

Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Ndihmë juridike nga të drejtat e marrëdhënies së punës, çështjet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës së pensioneve të ndaluara nga Republika e Serbisë

Shteti i Serbisë kishte ndaluar realizimin nga kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Serbia kishte marrë Fondin Pensional dhe në këtë mënyrë pensionistët e Kosovës nuk i kanë gëzuar të drejtat e tyre pensionale nga ky fond prej qershorit 1999. Aktualisht llogariten se janë rreth 50 mijë pensionistë, të cilëve iu mohohet e drejta në realizimin e pensionit nga kontributi pensional.

Më 17 prill 2012, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka nxjerrë vendim me të cilin ka njohur të drejtën e qytetarëve të Kosovës, respektivisht të Mahmut dhe Lutvije Grudiq në realizimin e pensionit nga Fondi Pensional dhe kompensimin retroaktiv të pensioneve.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është obligativ dhe Republika e Serbisë është e detyruar që të njëjtin ta zbatojë nga viti 2012 për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuuar në fondin pensional të Kosovës, i cili ishte përvetësuar nga Serbia.

Edhe përkundër faktit se vendimi i Gjykatës së Strasburgut njeh të drejtën për të gjithë kontribuuesit në fondin pensional të Kosovës, të përvetësuar nga Serbia, për shkak të mungesës së informacionit apo arsyeve të tjera, shumë pak pensionistë i kanë ndjekur rrugët ligjore për të kërkuar pensionin nga Serbia. Rrjedhimisht, ata nuk kanë pasur mundësi financiare që të realizojnë të drejtat e tyre nga Fondi Pensional i Serbisë.

QNJ do të ofrojë shërbime juridike për pensionistët në inicimin e procedurave dhe realizimin e pensioneve nga Fondi Pensional i tërhequr nga autoritetet e Serbisë në përfundimin e luftës në Kosovë.

Click to Hide Advanced Floating Content