Kush përfiton nga QNJ-IKD
Kontakti
Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.
KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222
Përkrahja juridike e grave në realizimin e të drejtave pronësore
QNJ do të ofrojë përfaqësim të grupeve të ndjeshme në fushën e të drejtave pronësore, ku fokus të veçantë do të ketë por nuk do të kufizohet në rastet kur gratë janë subjekte të procedurave, veçanërisht në procedurën trashëgimore.
Në procedurën trashëgimore, është esenciale që gratë trashëgimtare sipas ligjit të informohen për të drejtën në trashëgimi, realizimin e kësaj të drejte në praktikë, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin gjyqësor në realizimin e të drejtave në procedurë gjyqësore.
QNJ këtë e realizon përmes ofrimit të ndihmës juridike falas në formë të këshillave juridike apo përfaqësimit të tyre përmes caktimit të avokatëve mbrojtës të Odës së Avokatëve të Kosovës. Ndihma ofrohet në të gjitha fazat e procedurës.
QNJ do të ofrojë shërbime po ashtu edhe në realizimin e të drejtave të grave në procedurat gjyqësore lidhur me ndarjen e pasurisë sipas ligjit dhe realizmit të të drejtave të fëmijëve dhe grave në alimentacion.