Kush përfiton nga QNJ-IKD
Kontakti
Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.
KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222
Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim apo vuajtje të dënimit
Sipas Kushtetutës së Kosovës, ligjeve të aplikueshme dhe të drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut askush nuk mund të burgoset pa një arsye legjitime dhe çdo kush i akuzuar për vepër penale ka të drejtën për një proces gjyqësor të drejtë. Të dyshuarit në fazën e paraburgimit kanë të drejtën e përfaqësimit me avokat gjatë marrjes në pyetje në Polici, Prokurori apo Gjykatë, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore pa pagesë, kontaktit me familje, dhe të drejta të tjera të parapara me ligj. Po ashtu, Shteti ka për obligim të respektojë të drejtat e garantuara me ligjin e aplikueshëm lidhur me personat e dënuar nga gjykata dhe që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë.
Në pajtim me këtë, QNJ do të promovojë respektimin e të drejtave të personave në paraburgim dhe vuajtje të dënimit për shtetas të Kosovës apo të huaj, përmes këtyre formave:
- Vizitave në qendrat e paraburgimit;
- Vizitave në qendrat korrektuese;
- Përmes kërkesës për vizitë të personave që iu është caktuar masa e paraburgimit në qendrat e paraburgimit.
Përmes kërkesave të personave në vuajtje të dënimit në qendrat korrektuese, QNJ do të:
- Ofrojë këshilla lidhur me të drejtat e personave në paraburgim dhe personave në vuajtje të dënimit;
- Ofrojë këshilla juridike rreth kërkesave për përfitimin e benificioneve të përcaktuara me normativën e sistemit korrektues,
- Përfaqësimin përmes avokatit mbrojtjës para organeve administrative lidhur me realizimin e të drejtave të personave të dënuar;
- Dhe formave tjera që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim apo në vuajtje të dënimit.