Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Viktimat e dhunës

Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Ndihmë juridike në çështjet e dhunës në familje me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës

QNJ me qëllim të ofrimit të qasjes në drejtësi për grupet e ndjeshme do të ofrojë ndihmë juridike falas në realizimin e mbrojtjes ligjore të viktimave të dhunës në familje me bazë gjinore si dhe inicimin e procedurës dhe realizimin e kompensimit për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës në Kosovë.

Ndihma juridike falas nga QNJ për këto kategori do të përfshijë por duke mos u kufizuar në:

  • Ofrimin e këshillave ligjore lidhur me të drejtat ligjore të viktimave të dhunës në familje,
  • Përfaqësimin në realizimin e të drejtave ligjore të viktimave të dhunës në familje përmes avokatit mbrojtës të caktuar përmes OAK;
  • Këshilla juridike dhe përfaqësimin e viktimave të krimit në organet kompetente, përfshirë ushtrimin e mjeteve juridike ndaj vendimeve për urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente;
  • Ofrimin e këshillave juridike lidhur me të drejtat dhe realizimin e kompensimit për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës.
Click to Hide Advanced Floating Content