Kush përfiton nga QNJ-IKD
Kontakti
Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.
KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222
Ndihmë juridike për sinjalizuesit e rasteve të korrupsionit
QNJ do të ofrojë ndihmë juridike falas për sinjalizuesit e rasteve të korrupsionit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë. Ndihma juridike falas do të ofrohet përmes këtyre veprimeve por duke mos u kufizuar në:
- Ofrimin e këshillave ligjore lidhur me të drejtat dhe obligimet e sinjalizuesve,
- Dhënien e këshillave apo përfaqësimin me avokat në rast të shkeljes së të drejtave të sinjalizuesve; dhe
- Formave tjera që kanë për qëllim promovimin dhe respektivimin e të drejtave të sinjalizuesve qoftë pranë organeve administrative apo gjyqësore.