Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Pakicat, të zhvendosurit, refugjatët, azilkërkuesit

Kush përfiton nga QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Ndihmë juridike në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve

QNJ do të ofrojë shërbime juridike falas për grupet e ndjeshme në Kosovë si komunitetet pakicë, personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatët dhe azilkërkuesit, duke iu ofruar informacion lidhur me procedurat në:

  • Realizimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
  • Realizimin e të drejtave pronësore;
  • Rregullimin e dokumentacionit për regjistrim në regjistrat civil;
  • Nxjerrjen e dokumenteve të identifikimit;
  • Realizimin e të drejtave në punësim apo përfitimeve të tjera nga skemat pensionale;
  • Inicimin e procedurave administrative për të trajtuar rastet që përfshijnë të drejtat e njeriut.

Në përputhje me Konventat Ndërkombëtare dhe Ligjin për Azilin në Kosovë, QNJ do të ofrojë ndihmë juridike falas për azilkërkuesit, të cilët kërkojnë njohjen e statusit të azilit në Kosovë. Ndihma juridike falas nga QNJ për azilkërkuesit do të përfshijë këto veprime por duke mos u kufizuar vetëm në to:

  • Informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet e aplikuesve për azil;
  • Ndihmë juridike në hartimin e ankesave;
  • Përpilimin e mjeteve juridike ndaj vendimeve që merren gjatë procedurës së shqyrtimit të aplikacionit për azil;
  • Përfaqësimin në procedurë para organit kompetent etj.

QNJ do të ofrojë ndihmë juridike falas edhe për refugjatët. Ndihma juridike falas nga QNJ për refugjatët do të përfshijë këto veprime por duke mos u kufizuar në to:

  • Informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga njohja e statusit të refugjatit apo statusi i mbrojtjes plotësuese;
  • Ndihmë në hartimin e ankesave dhe përfaqësimin e refugjatëve para organit kompetent në rast të ndërprerjes së statusit të refugjatit;
  • Anulimit apo revokimit të statusit të refugjatit apo statusit të mbrojtjes plotësuese.
Click to Hide Advanced Floating Content