Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD) në kuadër të projektit “Përkrahja e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas dhe përkrahja fillestare e Klinikave Ligjore” të financuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara-Misioni në Kosovë, synon të avancojë qasjen në drejtësi për qytetarë, përfshirë grupet e margjinalizuara në Kosovë dhe aftësimin e studentëve përmes Klinikave Ligjore.
IKD, për këtë qëllim shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për studentë të vitit të fundit të Fakultetit Juridik, për mentorim dhe aftësim në praktikë profesionale juridike përmes Klinikes Ligjore në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante.
Pjesëmarrësit e Klinikës ligjore do të kenë mundësinë që përmes aktiviteteve praktike të ngrisin njohuritë e tyre profesionale për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, e gjithashtu të jenë pjesë e trajtimit të drejtpërdrejt të rasteve reale të palëve përfitues të ndihmës juridike falas në QNJ-IKD. Përmes njohurive të fituara në kliniken ligjore studentët do të kenë më të lehtë përfundimin e Provimit të jurisprudencës dhe praktikimin e ligjit në Kosovë.
Në përfundim të këtij program të mentorimit, studentët do të marrin certifikata.
Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti, duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;
- Të jenë studentë të vitit të fundit të fakultetin juridik
- Të mos jenë të dënuar për vepra penale;
Konkursi është i hapur për studentët e vitit të fundit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Mitrovicës Veriore nga 25 janari deri më 10 shkurt 2021.
Edukimi:
– Studentë
në vitin e fundit të Fakultetit Juridik;
Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Certifikata e notave (ose vërtetimi i notave nga sistemi Seems)
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin interesimin e tyre, duke kontaktuar përmes e-mail adresën: punesim@kli-ks.org, me titull në email: Aplikim për Pjesëmarrje në Klinikën Ligjore.
- Kandidatët nga komunitetit jo-shumicë në Kosovë do të kenë përparësi.