“Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, punëtoria e parë për grupin e radhës të Klinikës Ligjore në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të IKD – së

Prishtinë, 19 tetor 2021 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale ka organizuar punëtorinë e parë për grupin e radhës të Klinikës Ligjore.

Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, që u ligjërua nga znj. Njomëza Zejnullahu, Arbitre dhe Këshilltare e Lartë Ligjore në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentët të cilët janë pjesë e Klinikës Ligjore të IKD-së dhe të njëjtit patën mundësi të kuptojnë më tepër për format alternative të zgjidhjes së kontesteve, veçanërisht arbitrazhin dhe procedurën e arbitrazhit në përgjithësi.

Trajnimi është ligjëruar në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesëmarrësit serb, ka pasur përkthim simultan në gjuhën serbe.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.          

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.