Na ndiqni / Follow Us:

Financial Planning

Home Rreth QNJ-IKD

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Rreth Qendrës për Ndihmë Juridike (QNJ) të IKD-së

Qendra për Ndihmë Juridike (QNJ) e IKD-së është Projekt i cili mbwshtetet nga fondet e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në kuadër të Programit Qasja në Drejtësi. QNJ veprimtarinë dhe funksionin e saj e ka filluar në mars të vitit 2019. QNJ në kuadër të aktiviteteve të saj ofron ndihmë juridike në fushat e përcaktuara në Programin Qasja në Drejtësi.

 

 

Qëllimi i QNJ-së

Qëllimi i QNJ është ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt në Kosovë për qasje në drejtësi, si dhe të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në pajtim me standardet dhe parimet e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.

QNJ vëmendje të veçantë i kushton ofrimit të ndihmës juridike falas për grupet e ndjeshme në Kosovë në çështjet penale, civile dhe administrative. QNJ e IKD-së ofron ndihmë juridike falas në gjashtë fusha specifike:

 

  • Përkrahjen juridike të grave në realizimin e të drejtave pronësore;
  • Të drejtën e punës për çështjet që kanë të bëjnë me kontratat dhe çështjet e pensioneve të ndalura nga autoritetet serbe;
  • Mbështetjen juridike në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve;
  • Çështjet e dhunës në familje me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës;
  • Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve;

 

QNJ e IKD-së do të zgjerojë fushat e ofrimit të ndihmës juridike në varësi të projekteve dhe mundësive financiare për realizimin e aktiviteteve konkrete për të përmbushur objektivat e programit “Qasja në drejtësi”.

Përjashtimisht, QNJ e IKD-së do të ofrojë ndihmë juridike për raste strategjike që për qëllim kanë promovimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Objektivat e Qendrës

 

Qendra synon që përmes veprimtarisë së saj të arrijë këto objektiva:

  • Ofrimi i qasjes në drejtësi për të gjithë, pa asnjë diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal;
  • Promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në procese gjyqësore me theks të veçantë në çështjet penale, civile dhe administrative;
  • Promovimin e zbatimit të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sistemin e drejtësisë në Kosovë;
  • Realizimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shtetasve të Kosovës dhe të huaj, në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.

 

Veprimtaria e QNJ-së

 

Veprimtaria e QNJ-së bazohet në ofrimin e ndihmës juridike falas në fusha specifike, me fokus të veçantë në krijimin e praktikave pozitive. Qytetarët e Kosovës dhe shtetasit e huaj, të cilët për shkak të pamundësisë financiare për të paguar shërbimet e ndihmës juridike kufizohen në realizimin e të drejtave të tyre, QNJ në kuadër të veprimtarisë së saj do të ofrojë ndihmë juridike falas, për këto kategori të personave në fushat përkatëse si:

  • Përkrahja juridike e grave në realizimin e të drejtave pronësore
  • Ndihmë juridike nga të drejtat e marrëdhënies së punës, çështjet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës së pensioneve të ndaluara nga Republika e Serbisë
  • Ndihmë juridike në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve
  • Ndihmë juridike në çështjet e dhunës në familje me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës
  • Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim apo vuajtje të dënimit
Click to Hide Advanced Floating Content