Prishtinë, 28 mars 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e parë për grupin e tretë të studentëve të Klinikës Ligjore.
Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”, që u ligjërua nga znj. Vjosa Shkodra, zv. Drejtoreshë e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale dhe znj. Njomëza Zejnulahu, Këshilltare e Lartë Ligjore në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD-së dhe të njëjtit patën mundësi të kuptojnë dhe diskutojnë në detaje për rëndësinë e drejtësisë komerciale, Gjykatën Komerciale të Kosovës, shoqëritë tregtare dhe perspektivën profesionale në raport me këtë fushë.
Trajnimi është ligjëruar në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesëmarrësit serb, ka pasur përkthim simultan në gjuhën serbe.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.