Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, pjesëmarrës në trajnimin katër ditor nga fusha penale

Prishtinë, mars 2022 – Për katër ditë me radhë studentët e Klinikës Ligjore të organizuar në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi, janë aftësuar në fushën e së drejtës penale.

Studentët kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të shohin, mësojnë dhe praktikojnë hartimin e aktgjykimeve dhe parashtresave të ndryshme nga fusha penale, si dhe të zgjidhin raste reale nga kjo fushë.

Ky trajnim katër ditor për studentët e Klinikës Ligjore është mbajtur nga ish-Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, profesori universitar z. Fejzullah Hasani.

Kjo seri e trajnimeve është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD, janë pjesë e akiviteteve të tjera si procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.

Programi i Klinikës Ligjore të IKD-së mbështetet nga fondet programatike të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).