Na ndiqni / Follow Us:

Qendra për Ndihmë Juridike

IKD

Home Qasja në drejtësi

Kontakti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmën Juridike), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr. 1 dhe Z3-S4. nr.1, Prishtinë.

KONTAKTO PA PAGESË
0800 22 222

Qasja në drejtësi

IKD mision ka përmirësimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi. Këtë e arrijmë përmes programit “Qasja në drejtësi”, në të cilin kemi zhvilluar Qendrën për Ndihmë Juridike përmes së cilës ofrojmë ndihmë juridike falas për grupet e ndjeshme.

Përmes programit “Qasja në drejtësi” synohet drejtpërdrejt rritja e qasjes së qytetarëve në drejtësi, sidomos grupeve të ndjeshme, duke iu ofruar ndihmë juridike në përfaqësimin e rasteve si në sistemin e drejtësisë ashtu dhe pranë organeve administrative.

IKD qasjen në drejtësi për shtetas kosovarë dhe të huaj do ta ofrojë në këto fusha:

  • Të drejtat pronësore dhe të drejtat e pakicave;
  • Çështjet e ligjit të punës që lidhen me kontratat dhe pensionet nga autoritetet serbe;
  • Mbështetjen e personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve;
  • Çështjet e së drejtës familjare me fokus në dhunën me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës;
  • Të drejtat e të burgosurve; si dhe
  • Të drejtat e sinjalizuesve të rasteve të korrupsionit.

Ky qëllim i IKD-së arrihet përmes ofrimit të ndihmës juridike falas dhe përfaqësimit të rasteve të caktuara në këto fusha, por pa u kufizuar vetëm në to.

Click to Hide Advanced Floating Content