Prishtinë, 17 dhjetor 2021 – Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, z. Yll Zekaj dhe juristja e kësaj Qendre, znj. Arrita Rezniqi, të premten janë pritur në takim nga përfaqësuesit e HANDIKOS-it në Prishtinë, z. Faruk Kukaj, udhëheqës i zyrës, Rrustem Gashi, jurist i kësaj zyre dhe doktoresha Mehreme Llumnica.
Në këtë takim është diskutuar për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, ofrimin e ndihmës juridike falas për të gjithë ata që mund të kenë nevojë, si dhe mundësi të tjera të bashkëpunimit në mes të Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së dhe HANDIKOS-it në Prishtinë.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth Platformës Online, e cila është lansuar së fundi nga IKD, me përkrahje të UN Women Kosovo dhe me financim të Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të qasjes në drejtësi, veçanërisht për gratë viktima të dhunës në familje apo të dhunës në baza gjinore.