Prishtinë, 21 mars 2023 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të martën ka filluar punën me studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Të martën është mbajtur një sesion informues lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë javëve të Klinikës Ligjore, ndarjen e tyre nëpër grupe, mundësitë që do t’i kenë tutje, si dhe është diskutuar për pritshmëritë e tyre nga ky program.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së, me mbështetjen e fondeve të UNMIK-ut.
Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD gjatë tre muajve në vijim, do të jenë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit në gjykata, vizitat nëpër institucione të caktuara, trajnimet profesionale, punëtoritë me tema të ndryshme dhe ndërtimi e prezantimi i një rasti gjyqësor në formë të gjykimit të simuluar.