“Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, punëtoria e tretë për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së

Prishtinë, 13 dhjetor 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale ka organizuar punëtorinë e tretë për grupin e radhës të Klinikës Ligjore.

Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, që u ligjërua nga znj. Kujtesa Nezaj – Shehu, arbitre dhe avokate.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentët të cilët janë pjesë e Klinikës Ligjore të IKD-së dhe të njëjtit patën mundësi të kuptojnë më tepër për arbitrazhin si formë alternative të zgjidhjes së kontesteve, procedurën në përgjithësi, rastet e mundshme për t’u zgjidhur përmes arbitrazhit si dhe kriteret që duhen përmbushur për t’u zgjedhur si arbitër.

Studentët pjesëmarrës patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe kjo punëtori ishte mjaft interaktive, ku të njëjtit shprehën interesim të madh lidhur me këtë temë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si vizitat në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, pastaj procesi i monitorimit të seancave gjyqësore dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.

Programi i Klinikës Ligjore të IKD-së mbështetet nga fondet programatike të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.