Prishtinë, 19 prill 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në
bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e dytë për studentët e Klinikës Ligjore.
Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie të së martës ishte “Ndërmjetësimi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”, që u ligjërua nga ndërmjetësuesi i licencuar, z. Taulant Ajazaj.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët, të cilët janë pjesë e Klinikës Ligjore të IKD-së dhe të njëjtit patën mundësi të kuptojnë më tepër mbi zgjidhjen alternative të kontesteve, rolin e ndërmjetësuesve, rastet më të shpeshta që trajtohen përmes kësaj procedure, praktikat në këtë aspekt dhe zhvillimin që ka pasur instituti i ndërmjetësimit në vitet e fundit në Kosovë.
Kjo punëtori është mbajtur në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesëmarrësit serb, ka pasur përkthim
simultan në gjuhën serbe.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e
njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi
i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.